Sport
Sofascore zgjedh formacionin më të mirë të grupeve në Euro 2024
Demokracia
12:52 | 28 Qershor 2024

Share:

Tashmë ka marrë fund faza e grupeve në Euro 2024, me 16 ekipe që kanë avancuar në 1/8 e finales, kurse tetë të tjera që janë përshëndetur.

E Sofascore ka zgjedhur formacionin më të mirë nga tri xhirot e fazës së grupeve, shkruan Gazeta Express.

Spanja dhe Gjermania janë dy kombëtaret që kanë nga dy futbollistë në këtë formacion.

Mamardashvili i Gjeorgjisë është në portë, kurse Cucurella i Spanjës, Bijol i Sllovenisë, Bastoni i Italisë dhe Kimmich i Gjermanisë janë në mbrojtje.

Fabian Ruiz i Spanjës dhe Toni Kroos i Gjermanisë në mesfushë, kurse më të avancuar Cody Gakpo, De Bruyne dhe Bernardo Silva.

Në qendër të sulmit është Kylian Mbappe.

Të ngjashme