Mosgjetja e hapësirës së nevojshme në ndeshjet e fundit ka bërë që mesfushori spanjoll i Manchester Unitdit, Juan Mata të kërkojë destinacion të ri.
mediat spanjolle shkruajnë se është Real Sociedad skuadra që po i kërkon shërbimet e mesfushorit të “Djajve të kuq”.
33 vjeçari ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me United, dhe këtë sezon duket qartazi se nuk është në planet e trajnerit Ralf Rangnick. /Demokracia.com