ShowBiz
Snoop Dogg refuzoi ofertën prej 100 milionë dollarësh për t’iu bashkuar OnlyFans
Demokracia
14:28 | 19 Janar 2024

Share:

Reperi Snoop Dogg zbuloi se ka refuzuar një marrëveshje fitimprurëse me OnlyFans pasi nuk donte të zemëronte gruan e tij.

Snoop Dogg i tregoi aktorit Slink Johnson në shfaqjen Instagram Live “Wake & Bake me Double S Express” se e kishin konsideruar atë një kandidat të mirë pasi të tjerët arritën sukses në platformë, shkruan Bussines Insider.

“Nuk ka mundësi në botë që ajo të më lejojë të shkoj atje dhe të nxjerrë atë gjë për asnjë lloj parash”, tha Snoop Dogg, duke aluduar në gruan e tij Shante Broadus.

Rap artistë si Iggy Azalea dhe Tyga kanë llogari në OnlyFans. Biznesi është gjithashtu në lulëzim për OnlyFans, me të ardhurat bruto të përdoruesve që janë rritur me 17 për qind, nga 4.8 miliardë dollarë në vitin 2021 në 5.6 miliardë dollarë në vitin 2022.

Të ngjashme