Auto&Tech
Snapchat largon filterin i cili shkaktoi shumë aksidente
Demokracia
19:02 | 21 Qershor 2021

Share:

Snapchat ka vendosur të heqë filterin e shpejtësisë pas 8 vitesh pasi ky fliter u bë shkak i shumë aksidenteve të cilat shpesh përfunduan me vdekje.

Kompania tha se ky vendim erdhi pasi ky filter nuk përdorej aq shumë, transmeton Demokracia.com.

Filtri i shpejtësisë – i cili përdorej nga përdoruesit për të treguar se sa shpejt po ecnin me makinë – u prezantua për herë të parë në vitin 2013.

Me kalimin e viteve, shumë aksidente ndodhën për shkak të pakujdesisë së njerëzve që ecnin shpejt dhe e dokumentonin në Snapchat.

Shumë procese ligjore janë ngritur kundër aplikacionit, pasi në shumë aksidente, në disa raste edhe me humbje jete, u zbulua se të aksidentuarit kishin përdorur pak çaste para përplasjes pikërisht këtë filter. /Demokracia.com/

Të ngjashme