Auto&Tech
Snap lanson këtë javë abonimin me pagesë ku mund të shihni se kush shikon storjet e juaja më shumë se një herë
Demokracia
16:55 | 30 Qershor 2022

Share:

Duke filluar nga kjo javë, Snap do të fillojë të ofrojë një abonim opsional të quajtur Snapchat Plus që zhbllokon veçoritë ekskluzive dhe të aksesit të hershëm.

Me një çmim prej 3.99 dollarë në muaj, abonimi iu kushtohet “njerëzve që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me miqtë e tyre më të ngushtë në Snap”, thotë për The Verge zëvendës-presidenti i lartë i produktit të kompanisë, Jacob Andreou.

I quajtur Snapchat Plus, është përpjekja e parë reale e Snap për të fituar para jashtë reklamave, megjithëse Andreou thotë se nuk ka pritshmëri që Plus të bëhet një “burim i ri material i të ardhurave”.

Të paktën fillimisht, Snapchat Plus është kryesisht një përmirësim kozmetik. Karakteristikat më të dukshme përfshijnë aftësinë për të ndryshuar stilin e ikonës së aplikacionit, për të parë se kush ka rishikuar ‘storjet’ e tua dhe të fokusoni një nga miqtë tuaj në krye të historisë së bisedës tuaj si “BFF”.

Andreou, thotë se veçoritë “me një lojtar” si pini BFF ka gjasa të mbetet i kufizuar për abonentët e Plus, ndërsa veçoritë që mbështeten në ndërveprimet me të tjerët do të lansohen dikur për të gjithë bazën e përdoruesve.

Duke prezantuar një nivel me pagesë, është e natyrshme të pyesim veten nëse Snap planifikon t’i lejojë njerëzit të paguajnë për të hequr reklamat në aplikacion, transmeton Telegrafi.

Andreou e minimizon mundësinë, duke thënë se “reklamat do të jenë në thelb të modelit tonë të biznesit për një afat të gjatë”.

Megjithatë, është e qartë se Snap sheh një mundësi për të diversifikuar të ardhurat.

Të ngjashme