Lajme
S’mund ta tolerojmë më qasjen autokratike të Vuçiqit, thotë deputeti gjerman
Demokracia
16:56 | 14 Janar 2024

Share:

Kryetari i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Josip Juratoviç, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të dielën, vlerësoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i rishqyrtojë negociatat me Serbinë për anëtarësim në unionin 27-shtetesh, pas parregullësive serioza të regjistruara në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2024.

uratoviç, duke komentuar shkeljen e normave demokratike dhe sundimit të ligjit në Serbi, të cilat janë përshpejtuar gradualisht prejse Partia Progresive Serbe (SNS) është në pushtet, shtoi se sjellja autokratike e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, nuk duhet të tolerohet më nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare, duke “ngirë” negociatat e anëtarësimit.

“Në këtë situatë, në të cilën lideri i fushatës shpërfill parregullësitë në zgjedhje dhe shkel hapur rregullat e demokracisë, atëherë ne nuk mund ta tolerojmë më dhe nuk jam i vetëm në mendimin tim se negociatat e mëtjeshme të para-anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së duhet të ‘ngrihen’ derisa të fillohet me respektimin e parimeve bazë të vlerave të demokracisë”.

“Ajo që ne mund të ndikojmë është se ata që duan të bashkëpunojnë me ne duhet të respektojnë rregullat e demokracisë, nëse duan të jenë partnerë tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Këto zgjedhje janë pika e fundit e tolerancës sonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Vuçiçit dhe përcjellësve të tij”, shtoi ndër të tjera ai.

Perspektiva e demokracisë në Serbi është ende e pasigurt. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorshme ndaj stabilitetit rajonal. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga perëndimi, duke rreshtuar veten krah Rusisë dhe Kinës.

Të ngjashme