Sport
S’mjafton supergoli i Perisiq, mbyllet pjesa e parë në takimin Bologna – Inter
Demokracia
21:06 | 27 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e shtyrë ndërmjet Bolognës dhe Interit në Serie A.

Pjesa e parë mes dy skuadrave është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1 në stadiumin “Renato Dall’Ara”, shkruan Demokracia.com.

Baraspeshën e theu në start të takimit futbollisti kroat, Ivan Perishiq me një supergol në minutën e tretë.

Sulmuesi, Marko Arnautoviq barazoi shifrat në minutën e 28-të me gol, pas harkimit nga Barroë.

“Neurazzurët” ishin skuadër dukshëm më e mirë sesa vendasit, mirëpo ajo nuk iu mjaftoi të shkonin në pushim me avantazh.

Fitorja në këtë duel është e domosdoshme për Interin që të merr lidershipin në Serie A, disa xhiro para fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme