Sport
S’mjaftojnë 90 minuta, Real Madridi dhe Valencia shkojnë në vazhdime
Demokracia
21:59 | 11 Janar 2023

Share:

Real Madridi dhe Valencia kanë barazuar 1:1 pas 90 minutave në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës dhe kësisoj ndeshja ka shkuar në vazhdime.

“Mbretërit” ishin të parët që avancuan pas 39 minutave lojë me anë të sulmuesi francez, Karim Benzema që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Demokracia.com.

Me të nisur pjesa e dytë, Samuel Lino u gjend mirë në zonën e Los Blancos dhe barazoi shifrat.

Përkundër rasteve në minutat në vazhdim, dy skuadrat nuk arritën cakun dhe kështu finalisti i parë do të përcaktohet në vazhdime ose në penallti.

Fituesi i kësaj sfide gjysmëfinale luan në finale me fituesin e takimit Betis – Barcelona./Demokracia.com/

Të ngjashme