Sport
S’mjaftojnë 90 minuta në takimin Japoni – Kroaci, ndeshja shkon në vazhdime
Demokracia
17:52 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta në ndeshjen mes Japonisë dhe Kroacisë në Kupën e Botës.

Japonia dhe Kroacia luajtën baras 1:1 pas kohës së rregullt dhe kësisoj ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta, shkruan Demokracia.com.

Të parët kaluan në epërsi japonezët në minutën e 43-të me anë të Maedas.

Kroacia barazoi shifrat në minutën e 55-të me autor, Ivan Perishiq.

Kombëtarja çerekfinaliste do të përcaktohet në vazhdime, nëse edhe atëherë nuk ka fitues, atëherë fituesi përcaktohet në penallti.

Fituesi i kësaj sfide luan në çerekfinale me fituesin e takimin Brazil – Kore e Jugut./Demokracia.com/

Të ngjashme