Lajme
Smajl Latifi: Ka pasur rast që Ministria e Financave nuk na ka kthyer përgjigje deri në tre muaj
Demokracia
19:37 | 20 Korrik 2022

Share:

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të rris komunikimin me komunat.

Latifi tha se ka pasur rast kur një përgjigje nga Ministria e Financave është vonuar deri në tre muaj.

“Për shembull, po e marr Ministria e Financave, ne e kemi pasur një dokument për bartjen e të hyrave që e kemi kaluar në kuvend, është vonuar përgjigja tra muaj dhe pas tre muaj ka ardhur përgjigja ‘Kthene në Kuvend’”, tha Latifi në Klan Kosova.

 

Të ngjashme