Lifestyle
“Slugging”, një term që vetëm vajzat duhet të dinë
Demokracia
20:37 | 02 Korrik 2024

Share:

Nëse do të duhej të kurorëzonim trendin më të njohur të bukurisë në rrjetet sociale, ai që do të fitonte do të ishte padyshim “slugging”. Ky trend ka “lindur” në Kore dhe thuhet se është sekreti për lëkurën e hidratuar thellë – edhe nëse keni llojin e lëkurës më të thatë në botë. Në rast se nuk keni dëgjuar kurrë më parë për të, slugging përfshin aplikimin e një shtrese të hollë vazelinë pas rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës për të bllokuar lagështinë.

Zakonisht bëhet në rutinën e darkës, e ndërsa nuk ka asnjë arsye që të përfitojmë nga ky trend edhe në pjesë të tjera të trupit, si bërrylat, gjunjët, këmbët dhe madje edhe duart.

Sidomos kur është shumë ftohtë, lëkura në trup ka nevojë për kujdes shtesë. Për ta bërë “slugging” të trupit edhe më efektiv, filloni kujdesin duke eksfoluar. Më pas aplikoni kremin tuaj të preferuar hidratues për trupin/duart/këmbët dhe më pas lyeni me vazelinë. Në rastin e këmbëve, vishni çorape sipër në mënyrë që produktet të qëndrojnë në lëkurë për më gjatë.

Të ngjashme