Lajme
Slogani i Osmanit dhe Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit: “Krejt dhe drejt”
Demokracia
20:46 | 20 Janar 2021

Share:

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy të parët në listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë publik sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Krejt dhe Drejt”, është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje dhe iniciativës së Vjosa Osmanit, shkruan Demokracia.com

Kurti dhe Osmani në llogaritë e tyre në Facebook, kanë bërë publike edhe pamjen e sloganit me të cilin garojnë.

Kujtojmë se sipas marrëveshjes që kanë bërë të dy palët në fjalë, Albin Kurti garon për kryeministër ndërsa Vjosa Osmani pretendon postin e Presidentit./Demokracia.com

Të ngjashme