Lajme
Sllovenia sot zgjedh presidentin e ri
Demokracia
10:48 | 13 Nëntor 2022

Share:

Sot në Slloveni do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku do të dihet se kush do ta pasojë presidentin aktual Borut Pahor, në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në krye të vendit.

Dy kandidatët që janë duke kandiduar për kreun e vendit janë; Anzet Logar dhe Natasa Pirc Musar, e cila madje mund të jetë gruaja e parë presidente në Slloveni.

Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00, dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00, shkruan KlanKosova.

Kujtojmë, votuesit më të drejtë vote në Slloveni, janë më pak se 1.7 milionë në këto zgjedhje, ku do të mund të votojnë në një nga 3117 qendrat e votimit që u hapën në orën 7 të mëngjesit.

Zgjedhjet në Slloveni, janë duke mbajtur për herë të shtatë në histori, teksa raundi i dytë u mbajt pasi, në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind të votave.

Të ngjashme