Lajme
Sllovenia: Liderët e BE-së mund të mos kenë zgjidhje, shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u jepen sinjale të forta
Demokracia
10:08 | 21 Qershor 2022

Share:

Sllovenia ka nxitur shtetet anëtare që të dërgojnë një sinjal të fortë politik te Ballkani Perëndimor, përderisa liderët e BE-së mund të dështojnë në angazhimet e tyre, shkruan Euractiv.

Liderët e BE-së do të takohen për një samit në mes të 23 dhe 24 qershorit ku tema e zgjerimit, veçanërisht me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, është vendosur të jetë në krye të agjendës, përcjell Demokracia.com.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë për Euractiv se “ne nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor dhe të neglizhojmë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, i cili i ka lënë shtetet prapa”.

“Nëse mendon jashtë kutisë, Ballkani Perëndimor ka gjithashtu 20 deri në 30 vjet luftëra të përgjakshme prapa saj dhe do të dëshiroja t’i dërgojmë sinjale të forta politike gjithashtu Bosnje-Hercegovinës”, tha ajo.

Sllovenia po mundohet shumë që t’i sigurojë Bosnje-Hercegovinës statusin e kandidaturës për BE-në. Është vendosur të paraqesë një dokument, i parë nga Euractiv, duke kërkuar statusin e kandidaturës së menjëhershme te ministrat e çështjeve evropiane në Luksemburg të martën.

“Propozimi i tillë te Bosnje-Hercegovina, hapja e negociatave për bisedime me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, gjithashtu liberalizimi i vizave për Kosovën do të rikonfirmonte bindjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shtoi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme