Lifestyle
Sllovenia konfirmon mbi 2 mijë raste të reja dhe 17 vdekje me COVID-19
Demokracia
12:51 | 13 Janar 2021

Share:

Sllovenia ka konfirmuar 2.092 raste të reja me koronavirus dhe 17 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar qeveria sllovene.

11.943 njerëz u testuan nga testet e shpejta të antigjenit dhe PCR, raporton portali 24UR.

Aktualisht, ka 23.864 raste aktive, nga të cilat 1.244 janë të shtruar në spital, dhe 206 janë në kujdes intensiv.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i të infektuarve të ri është më i ulët se në të njëjtën periudhë të javës së kaluar, kur u konfirmuan 3.418 raste.

Një seancë qeveritare duhet të mbahet sot, por masat nuk pritet të zbuten, pasi numri mesatar i pacientëve të ri në baza javore nuk ka rënë ende në 1.350.

Të ngjashme