Lajme
Sllovenët u kthyen në ambasadën në Kiev, por u detyruan ta hiqnin flamurin sepse dukej si rus
Demokracia
23:28 | 30 Mars 2022

Share:

Diplomati slloven Boshtjan Lesjak u kthye në Kiev pak ditë më parë, njoftoi ambasada slloven. Kujtojmë se kryeministri slloven, Janez Jansha njoftoi më herët se planifikojnë të kthejnë disa diplomatë në Kiev, transmeton Demokracia.com.

Sipas televizionit slloven N1, atij iu desh ta hiqte flamurin nga hyrja e ambasadës sllovene, sepse i ngjante shumë flamurit rus.

“Kur mbërritëm në Kiev, frynte mjaft erë dhe kur me krenari kthenim flamujt slloven dhe evropian, ata valëviteshin në erë”, tha Lesjak në një intervistë. Megjithatë, kur era u ndal pas dy ditësh, flamujt ranë në shtyllë dhe sipas Lesjakut, flamuri slloven të kujtonte shumë atë rus.

Siç shpjegoi ai, anëtarët e Gardës Kombëtare dhe më vonë policia erdhën tek ai dhe e pyetën nëse mund ta hiqnin flamurin slloven sepse ishte shumë i ngjashëm me atë rus. /Demokracia.com/

Të ngjashme