Lajme
Sllovakia përgëzon Kurtin e Vuçiqin për guximin dhe përgjegjësinë politike në Ohër
Demokracia
12:12 | 19 Mars 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Ohër të shtunën.

Kaçer, përmes një shkrimi në Twitter, i përgëzoi Kurtin e Vuçiqin për guximin dhe përgjegjësinë politike.

Ai shtoi se Sllovakia është gati t’i mbështesë të dyja vendet.

“Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për të zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati të japë mbështetjen e saj”, ka shkruar Kaçer.

https://twitter.com/RastislavKacer/status/1637389208598859782

Të ngjashme