Lajme
Sllovakia e sheh si pozitiv faktin që Kurti dhe Vuçiq pranuan planin franko-gjerman
Demokracia
14:39 | 28 Shkurt 2023

Share:

Kreu i diplomacisë sllovake, Rastilav Kacer ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel. Ai ka thënë se e mirëpret faktin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me implementimin e propozimit të BE-së.

Kacer thotë se tashmë është e nevojshme që të bëhet punë shumë e madhe dhe ka shprehur përkrahjen e Sllovakisë për Josep Borellin dhe Miroslav Lajçakun për aktivitetin që do të kenë në vazhdim.

“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Brukseli. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti  për të vazhduar me zbatimin e Propozimit të BE-së. Duhet punë e madhe tani. Mbështetja jonë është për Borell dhe Lajcak në punën që bëjnë në emër të BE-së”, ka shkruar Kacer.

Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet. Zgjidhja e problemit të Kosovës me Serbinë pritet të jetë determinuese në qëndrimin e 5 shteteve të BE-së për pavarësinë e Kosovës.

https://twitter.com/RastislavKacer/status/1630493695211446274

Të ngjashme