Lajme
Sllavko Simiq merr gati 500 vota më shumë se Igor Simiqi
Demokracia
14:58 | 04 Mars 2021

Share:

KQZ-ja ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë së enjtes ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku parti fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 49.95 për qind të votave, raporton Demokracia.com.

Sipas KQZ-së në këto zgjedhje Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404 vota apo 5.06 për qind, e cila do të përfaqësohet nga 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se Sllavko Simiq ka fituar 500 vota më shumë se Igor Simiq i cili edhe ishte bartës i listës së Listës Serbe, raporton Demokracia.com.

Përkatësisht Sllavko Simiq ka marrë 19 mijë e 728 vota, kurse Igor Simiq ka marrë 19 mijë e 263 vota. /Demokracia.com/

Të ngjashme