Sport
Slavia Praha paralajmëron Ballkanin, triumfon thellë në derbin e futbollit çek
Demokracia
20:51 | 23 Tetor 2022

Share:

Slavia e Prahës i ka dërguar mesazh të qartë Ballkanit për ndeshjen e të enjtes në Ligën e Konferencës, duke shënuar fitore të thellë në derbin lokal kundër Sparta Pragës.

Kundërshtari i Ballkanit në Grupin G të Ligës së Konferencës fitoi 4:0 derbin e madh çek, fitore kjo që mund të ngrit moralin te ekipi para ndeshjes “jetike” me kampionin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ballkani dhe Slavia Praha takohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen e pestë të fazës së grupeve.

“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë katër pikë në pozitën e fundit, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë.

Lider është Sivasspori me shtatë pikë, njëjtë sikurse Cluji./Demokracia.com/

Të ngjashme