Sport
Slavia pëson humbje, Ballkani bëhet lider i Grupit G në Ligën e Konferencës
Demokracia
23:12 | 06 Tetor 2022

Share:

Përveç fitores së shënuar sonte ndaj Sivassporit, Ballkani ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë nga ndeshja mes Slavia Pragës dhe Clujit.

Sonte, skuadra e Clujit shënoi fitore në udhëtim te Slavia me rezultatin 0:1.

Dhe, kjo më së shumti i ka shkuar përshtati kampionëve të Kosovës – të cilët tani kryesojnë në Grupin G.

Në fakt, të gjitha skuadrat nga ky grup kanë pikë të njëjta – por Ballkani pozicionohet i pari shkaku i goldallimit më të mirë.

Kujtojmë se në fund, nëse pikët janë të njëjta mes skuadrave, shikohen ndeshjet direkte mes tyre.

Por, deri më tani skuadrat kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje mes vete.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Ballkanin do të jetë sërish kundër Sivassporit, më 13 tetor – por, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024