Sport
Slavia – Ballkani | Forma e dy skuadrave në pesë përballjet e fundit, çekët me sulm të “frikshëm”
Demokracia
10:42 | 15 Shtator 2022

Share:

Ballkani sonte e zhvillon edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës luajnë si mysafirë te Slavia Praha në Çeki me fillim nga ora 18:45.

Cila është forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit?

Slavia Praha nuk dinë për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Çekët në pesë takimet e fundit të zhvilluara kanë tri fitore dhe dy barazime. Në pesë takimet e fundit Slavia ka realizuar plot 18 gola, duke pësuar vetëm tre herë.

“Portokallezinjtë” e Ilir Dajës kanë tri fitore, një humbje dhe një barazim në pesë sfidat e fundit. Vetëm katër gola kanë regjistruar suharekasit në këto sfida dhe kanë pranuar tre gola.

Ndeshja do të transmetohet edhe në Klan Kosova. Lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni kosovar.

Slavia Praha dhe Ballkani janë në Grupin G me CFR Clujin dhe Sivassportin.

Pas xhiros së parë, të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga një pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme