Ekipet kosovare priten të bëjnë një betejë të fortë për njërin prej talenteve më të mëdha në futbollin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjigantët e Superligës kanë shfaqur interesim të madh për Ardi Arifi , yllin e ri të Arbërisë, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij të fundit për kuqezinjtë.
Ai shkëlqeu në humbjen e Arbërisë 2:3 kundër Vushtrrisë në të premten, dhe po ashtu në triumfin 3:2 kundër Ramiz Sadikut në kampionat.
Paraqitjet e tij, meritore për lojtarin e ndeshjes, kanë bërë që ekipet e Superligës të zgjojnë interesim për shërbimet e fenomenit lipjanas.
Arifi në radhët e KF Arbërisë kaloi nga tivali tjetër lokal Ulpiana, dhe sigurisht pas gjithë këtij interesimi për të, të kaltërve mund t’iu shkaktoi kokëdhimbje, pasiqë e patën në radhët e veta, mirëpo espertat e klubit nuk besuan në cilësitë e tij.