Sport
Skuadra shqiptare tërhiqet nga Liga Unike vetëm 24 orë para fillimit
Demokracia
18:11 | 05 Prill 2021

Share:

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga skuadra shqiptare Teuta në basketboll.

Ajo ka vendosur të  mos marrë pjesë në Ligën Unike në basketboll për meshkuj mes Kosovës e SHqipërisë, event që nis nesër në Suharekë. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, klubi durrsak ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, duke kritikuar organizatorët e këtij eventi për zhvillimin e tij në mënyrë kaq të shpejtë dhe në një moment aspak të përshtatshëm, transmeton Demokracia.com.

Ky vendim vjen vetëm 24 orë para të eventet, ku më 6-7 prill luhen ndeshjet çerek

“Na çudit ky nxitim për zhvillimin e kësaj Lige në një kohë ku kampionati ka hyrë në një fazë kulminante dhe ekipet janë fiksuar në objektivat e tyre ku nuk bën pjesë Liga Unike. Teuta e ka të pamundur të ekonomizojë potencialin e ekipit në favor të eventeve shqiptare të basketbollit, të cilat përpos lëngatës pandemike duhet të përballojë edhe situata të tilla që nuk po e kuptojmë ku e kanë burimin” thuhet në deklaratën e klubit durrsak.

“Një sjellje e tillë me vendime arbitrare të pakontrolluara më pare me ekipet na vënë në dyshim serioz zhvillimin e eventeve të basketbollit shqiptar. Me sa duket, gabimet e basketbollit shqiptar po eksportohen edhe në Kosovë, që bëri një njoftim urgjent për hedhjen e shortit. Nisur nga këto arsyetime dhe situata e krijuar, Teuta nuk e kon Teuta nuk e konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike. Në duam që drejtuesit e FSHB-së, FBK-së dhe Ligës Unike të jenë më serioz në organizimin e eventeve të tilla”, përfundon deklarata  e skuadrës durrsake. /Demokracia.com

 

Të ngjashme