Një shi i madh i përcjellur edhe me breshër e ka ndërprerë një ndeshje miqësore në Turqi.
Skuadra austriake, Altach kishte përballë rivalët serb, Crvena Zvezdën në qytetin bregdetar, në Antalia, përcjell Demokracia.com.
Përballja kontrolluese zgjati vetëm 23 minuta dhe nuk pati asnjë gol gjatë asaj kohe.
Kjo për shkak të një stuhie të madhe e cila e ndërpreu takimin dhe lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, ndërsa u njoftuan se ajo nuk do të vazhdojë.
Skuadrat luajtën vetëm disa minuta kur nisi stuhia, derisa gjyqtari sinjalizoi që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.
Më poshtë mund ta shikoni momentin kur nis stuhia dhe lojtarët i drejtohen dhomave të zhveshjes (24:40). /Demokracia.com/