Sport
Skuadra që po lufton për kreun reagon ashpër në nivelin e referimit pas ndeshjes së sotme
Demokracia
17:50 | 11 Prill 2021

Share:

Klubi i Futbollit, Vitia ka reaguar në lidhje me ndarjen e drejtësisë në takimin e sotëm ndaj Flamurtarit.

Skuadra nga Anamorava ka pësuar me përmbysje 1:2 nga “kuqezinjtë” e Prishtinës në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë, shkruan Demokracia.com.

Vitia përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka kërkuar nga FFK-ja dhe UEFA që niveli i referimit të rritet.

Ky është postimi i plotë i KF Vitisë (pa ndërhyrje):

Nga Fc Vitia

Kerkojm nga instucionet ma te larta te FFK-es, Uefa ,qe te rritet niveli i referimit , sot ne ndeshje qe u zhvillua ne mes Vitis-Flamurtari ishte nje referim skandaloz dhe me shum tendeca per te favorizuar kundershtarin , ne si klub nuk kemi zgjidhje se qka te bojm a te luajm futboll apo te mirrmi me ndarjen e drejtesis duke vendosur vete drejtesi ,grupe te organizuar mbrenda FFK -es funksionojn ala vetem per perfitime personale dhe te grupit , ne si klub mbami nga donator i vetem qe eshte Florent Emini, por si po shifet personat e caktuar mbrenda instucionit te futbollit dojn ti largojn donatort dhe te funksionoj grupi i FFk-es duke shkatrruar investimet e personav qe me shum veshtersi mbajn klubin per nje rini te qyteti te Vitis , por durimit i ka ardhur fundi kemi reagur disa her per referime por ase kush ska marrur masa.

Kerkojm nga FFK posaqerisht krytari Agim Ademi ,Uefa, Prokuria e Shtetit qe te hetojn keta persona qe po e shkatrrojn rinin ton , futbollin dhe donatort.

Fc Vitia”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme