Leedsi nuk mundi dot të marrë asgjë për luftën e mbijetesën nga ndeshja e fundit me Chelsean kur u mund në “Elland Road” 3:0 të mërkurën.
Por skuadra e Jessi Marschit vendosi një rekord historik negativ, atë të skuadrës më të padisiplinuar të Premier Ligës.
Kartoni i kuq i Dan James dhe i verdhi i Calvin Philipsit e dërguan skuadrën e Leedsit në kuotën e 100 kartonëve këtë sezon në Premier Ligë (36 ndeshje). 97 të verdhë dhe 3 të kuq vendosën një rekord të ri. Leedsi ia theu rekordin e skuadrës më të padisiplinuar të historisë së Premier Ligës, Sunderland, i cili u vendos në sezonin 2014- ‘15 (94 kartonë) që në ndeshjen kundër Arsenalit.
Dhe me dy ndeshje deri në fund të sezonit, kundër Brajtonit dhe Brentfordit, ata me shumë mundësi do ta thellojnë akoma më shumë rekordin negativ. Ata nuk e kanë më në dorën e tyre mbijetesën.
Aktualisht në vendin e 18-të, me 34 pikë, po aq sa Burnley, por me golavarazh më të keq dhe me një ndeshje më shumë të luajtur sesa rivalët, ata e humbën shansin për ta pasur fatin e tyre në dorë pas paraqitjes shumë të mirë të Chelseat.
Ndërsa Evertoni renditet një shkallë më lart me 2 pikë më tepër, por edhe skuadra e Lampardit ka një ndeshje më shumë në dispozicion. /Demokracia.com