Sport
Skuadra kosovare vazhdon shkëlqimin në Ligën e Kampionëve, presidenti i FFK-së vjen me një urim të veçantë
Demokracia
09:01 | 25 Gusht 2021

Share:

Skuadra kosovare e futsallit, FC Liqeni ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve duke arritur të kualifikohet në “Main Round”, shkruan Demokracia.com.

FC Liqeni në takimin vendimtar në fazën e grupeve e mposhti skuadrën gjermane Weilimdof për arritur në fazë n elitare të Ligës së Kampionëve.

Ky është urimi nga presidenti Agim Ademi:

Urime FC Liqeni

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Liqeni bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe arriti objektivin e kualifikimit në “Main Round”.

Fitorja e sotme në ndeshjen vendimtare të Grupit H kundër gjermanëve të Ëeilimdorf (3:2) dëshmoi se fitoret në dy ndeshjet e para të grupit ndaj Tavshançali (5:0) dhe Helvecia (7:6) nuk ishin të rastësishme, por plotësisht të merituara dhe mbi bazën e cilësisë së ekipit.

Kualifikimi i FC Liqeni në fazën tjetër në garën elitare vërteton punën e mirë dhe rritjen e futsallit në Kosovë.

Përgëzoj lojtarët, trajnerët, stafin drejtues dhe tifozët e FC Liqeni për këtë sukses, me shpresë dhe besim se edhe në fazën e tjetër do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë.

Suksese e ju priftë e mbara! /Demokracia.com

Të ngjashme