Sport
Skuadra kosovare njofton se po e krijon Ekipin B
Demokracia
19:53 | 12 Maj 2022

Share:

Skuadra e njohur kosovare e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, FC A&N ka njoftuar se janë duke mundësuar aktivizimin e Ekipit B të skuadrës, që do t’i fillojë garat në Ligën e Tretë, në Regjionin e Prizrenit.

Objektivi i vetëm i Ekipit B do të jetë ngritja në Ligën e Dytë të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë nga FC A&N:

Klubi futbollistik FC A&N njofton opinionin e gjerë se në kuadër të riorganizmit të klubit FC A&N , ju njoftojmë që jemi duke mundësuar aktivizimin e Ekipës B të skuadrës tonë e cila do të fillojë garat në Ligën e Tretë në Regjionin e Prizrenit , një vendim kjo i kryesisë tonë shumë i qëlluar pasiqë ndihmon në ngritjen e futbollit Prizrenas.

Objektivi i vetëm i Ekipës B do të jetë ngritja në Ligën e Dytë të Kosovës në gara nacionale.

Një organizim i mirëfilltë pritet të jetë në Ekipën B të klubit tonë ku për detaje të tjera si ; emërtimi i skuadrës , shtabi teknik , futbollistët dhe gjithqka tjetër do bëhet ditëve në vazhdim ku të gjitha detajet do zbulohen në faqen tonë.

Si asnjëherë më parë kjo do të jetë një risi në futbollin tonë Kosovar ku përveq skuadrës A të FC A&N që garon në ligën e parë të Kosovës do të jetë edhe Ekipa B ku synojmë ngritjen në Ligën e dytë të Kosovës.

Një klub , një dashuri ! FC A&N. /Demokracia.com

Të ngjashme