Sport
Skuadra kosovare ndan dhimbjen me familjarët e viktimave në Bullgari: Thellësisht  të pikëlluar
Demokracia
11:48 | 23 Nëntor 2021

Share:

Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ku në një aksident tragjik  humbën jetën 45 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, shkruan Demokracia.com.

Ata derisa po ktheheshin në familjet e tyre pas një vizite në Turqia, autobusi me të cilin po udhëtonin ka pësuar aksident duke marrë flak me çka edhe humbën jetën shumica e udhëtarëve.

Nga ky aksident tragjikë thellësisht është prekur edhe skuadra kosovare, Llapi e cila ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

“Thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur nga aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari.

Klubi ynë KF Llapi iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre prej tyre mbi 45 persona nga Maqedonia e Veriut.

Bashkëndjejmë dhimbjen e njëjtë me familjarët e të gjithë personave që humbën jetën dhe lusim Zotin që raste të tilla mos të ndodhin kurrë”, ka shkruar KF Llapi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme