Një skuadër futbolli në Japoni e shkollës së mesme është bërë virale pasi krijoi një skemë të jashtëzakonshme për të realizuar nga ndërprerja.
Shkolla e mesme Takagaëa Gakuen u përball me shkollën e mesme Seiryo në turneun e shkollave të mesme në gjithë Japoninë dhe fitoi atë me rezultat 4:2, përcjell Demokracia.com.
Një nga golat e tyre ishte realizuar me kokë nga një goditje e lirë në krahun e djathtë.
Vetëm një futbollist nga ata që ndodheshin në zonë qëndronte pranë golit, ndërsa të tjerët ishin të tubuar në një kënd të zonës së portierit në formë të rrethit, teksa kërcenin tërë kohën.
Më pas kur lojtari që ekzekutonte harkimin nga krahu i djathtë nisi vrapin për të goditur topin, ata u shpërndanë duke vrapuar drejt zonës dhe njëri nga ta dërgoi topin në rrjetë me kokë.
In the history of unorthodox free-kick routines, Ring-a-Ring o Roses is a new one. Bravo, Takagawa Gakuen High School. pic.twitter.com/sQPkqYtPAC
— Dave Phillips (@lovefutebol) December 29, 2021
Një video e skenës ka mbledhur 1.3 milionë shikime dhe ka marrë shumë mbështetje në rrjetet sociale./Demokracia.com/