Migen Memelli nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut. Pas deklaratës sa bërë dje pas humbjes kundër Dinamos, pogradecari u takuat sot me presidentin Ardjan Takaj.
“Panorama Sport” zbulon se Takaj ka pranuar dorëheqjen e Memellit.
Kësisoj, tashmë po mendohet për një trajner tjetër, që mund të nxjerrë nga kjo situatë e vështirë korçarët.
Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit dhe ky sezon duket më i vështiri për të mbijetuar në Superiore, edhe pse mbeten 12 javë për t’u luajtur. /Demokracia.com