Pas tre humbjeve radhazi në po kaq ndeshje në total të edicionit të ri të Serie A italiane, klubi i Veronës ka vendosur të shkarkojë Eusebio Di Francescon.
Fatale për trajnerin e njohur italian ishin disfatat ndaj Sassuolos, Interit dhe Bologna mbrëmjen e djeshme. Tani për klubin veronez kandidat janë Claudio Ranieri, Maran dhe Jakini dhe ish-juventin Igor Tudor i cili duket më i avantazhuar nga trajnerët e tjerë për të qenë në krye të bankinës së Veronës.
Verdheblutë kanë një tjetër provë force këtë të diele ku do të përballen ndaj Romës së Jose Mourinhos e cila vjen nga një super start të kampionatit. /Demokracia.com