Sport
Skuadra e Dritës mbërrin në Finlandë për ndeshjen ndaj Inter Turkut
Demokracia
11:48 | 05 Korrik 2022

Share:

Skuadra kosovare Drita ka mbërritur në Finlandë ku do të përballet të mërkurën me skuadrën finlandeze Inter Turku në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu tani ka mbërritur në Finlandë dhe do të akomodohet në hotel para se ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Inter Turku dhe Drita do të luajnë nesër nga ora 17:00 në stadiumin “Veritas Stadion” në Turku.

Të ngjashme