Manchester City dhe Interi, do të përballen në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.
Kampioni në fuqi, i Anglisë po konsiderohet favorit i madh përball Interit, ekip që gjendet në finale për herë të parë që nga viti 2010.
Interi pati fituar Championsin atëbotë, ndërsa City është në kërkim të trofeut të parë në histori të klubit. Finalja e këtij edicioni është e dyta për Cityn në tri sezonet e fundit, pasi në vitin 2021 u pat mposhtur nga Chelsea. Megjithatë, City ka dukshëm skuadër më të vlefshme se Interi.