Sport
Skuadra e Ballkanit zbarkon në Shkup në prag të ndeshjes historike në “Todor Proeski”
Demokracia
15:12 | 17 Gusht 2022

Share:

Faza “play-off” e Ligës së Konferencës do të sjellë duelin më interesant kësaj radhe – atë mes shqiptarëve, shkruan Demokracia.com.

Në këtë fazë, Shkupi dhe Ballkani janë kundërshtarë për një vend në fazën e grupeve. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten e 18 gushtit nga ora 21:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Kurse, pas një jave, ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tashmë, djelmoshat e Ilir Dajës kanë arritur në Shkup në prag të kësaj ndeshje historike.

Ndryshe, në rast të fitores në të dyja ndeshjet ndaj Shkupit, Ballkani do të bëhej skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën grupore të një gare evropiane. /Demokracia.com

Të ngjashme