Sport
Skocia triumfon ndaj Ukrainës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve në shtator
Demokracia
22:41 | 21 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja e Skocisë e ka fituar derbin e Grupit 1 në Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.

Britanikët triumfuan 3:0 ndaj Kombëtares së Ukrainës në “Hampden Park” në Glasgoë, shkruan Demokracia.com.

Përkundër tentimeve dhe disa rasteve nga dyja anët, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Megjithatë, rezultati u zhbllokua në minutën e 70-të kur McGinn kaloi vendasit në avantazh.

Saktësisht dhjetë minuta më vonë, Skocisë golin e sigurisë ia dhuroi Dykes që dërgoi topin në rrjetë. I njëjti futbollist shënoi edhe shtatë minuta më vonë për ta vulosur epilogun e këtij takimi.

Skocia me këtë fitore ngritet në vendin e parë me nëntë pikë, kurse Ukraina bie në të dytin me shtatë pikë.

Kjo sfidë njëherit është e para në Ligën e Kombeve për ciklin e muajit shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme