Pas Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë, Kiana Kryeziu është duke vazhduar garat në Kollashin të Mali të Zi.
Në dy garat e sotme të sllallomit të madh, skitarja jonë, në garën e dytë zuri vendin e katërt nga 12 garuese. Koha e Kryeziut pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.16 sekonda, që nuk i mjaftoi të përmbushë një kriter të normës olimpike.
Kiana në garën e parë, të disiplinës së njëjtë, u diskualifikua. Sot garoi edhe Arba Pupovci, e cila në të dyja garat doli e 10-ta.
Përzgjedhësi i Kosovës në skitari, Agim Pupovci, theksoi se Kianës, një gabim në lëshimin e dytë ia pamundësoi vendin e tretë.
Kryeziu në edicionin e kaluar ka përmbushur një kriter të normës olimpike në sllallom, por për të fituar normën për Pekin 2022, i duhen edhe katër rezultate me më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).
Ekipi i skitarisë në të dyja konkurrencat garoi edhe ditë më parë në Kampionatin Kombëtar të Shqipërisë, të mbajtur në Kroplatz të Italisë, ku pati paraqitje të kënaqshme. /Demokracia.com