Sport
Skitari Albin Tahiri shkëlqen në lëshimin e dytë në Itali
Demokracia
17:19 | 19 Shkurt 2021

Share:

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka marrë rezultate fantastike në Botërorin e Skive që po mbahet në Itali.

Skiatori kosovar, Albin Tahiri e ka përmbyllur garën në sllallomin e madh në vendin e 37-të në Botërorin e Skive që po zhvillohet në Alpet Dolomite, në Cortina D’Ampezzo.

Ai në lëshimin e parë ishte në pozitën e 52-të por në lëshimin e radhës arriti të marrë pikë sa të pozicionohet i 37-ti.

Rezultat historik është arritur edhe për Shqipërinë në këtë Botëror.

Skiatori shqiptar më i mirë, Erjon Tola, është renditur në vendin e 34-t në sllallomin gjigant, tri pozicione më mirë se Tahiri.

“Mendoj se ishte rezultat i mirë. Vendi 37 në kampionatin botëror nuk është i keq, por më duhet të shtojë se shtegu ishte shumë i vështirë, shumë akull, sidomos në fillim, ndërsa ky ishte kursi më i gjatë që kam bërë ndonjëherë. Në përgjithësi jam i lumtur që e përfundova garën dhe e vendosa flamurin e Kosovës në pozitën e 37-të në botë”, deklaroi 31-vjeçari Albin Tahiri, për Komitetin Olimpik të Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme