Skitari kosovar Albin Tahiri ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulëta.
“Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten.
Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë). Ajo do të përgatitet për sllallom të madh”, ka njoftuar KOK-u.
Tahiri e Kryeziu janë dy skitarët e vetëm që do ta prezantojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimëror që mbahen në Kinë. /Demokracia.com