Tifogrupi i SC Gjilanit “Ultras Skifterat” kanë reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së presidentit, Florim Zuka dhe kryesisë së klubit.
Florim Zuka gjatë ditës së sotme (e hënë) nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook njoftoi se ai dhe kryesia e klubit kanë ofruar dorëheqje të parevokueshme, shkruan Demokracia.com.
“Përkundër rezultatave të arritura, konsiderojmë se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme dhe për këtë arsye që nga momenti i publikimit të këtij njoftimi ofrojë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të klubit SC Gjilani. Njëkohësisht edhe kryesia aktuale është e dorëhequr së bashku me mua”, shkroi Zuka në Facebook.
ZYRTARE: Florim Zuka jep dorëheqje nga posti i kryetarit të SC Gjilanit
“Skifterat” pas këtyre zhvillimeve në klub kanë ardhur me disa fjalë.
“Gjithçka është e përkohshme përveç Gjilanit dhe Skifterave”, shkruan faqja zyrtare e tifozerisë./Demokracia.com/