Sport
“Skifterat” paralajmërojnë udhëtim në Ferizaj: Gjendja momentale e klubit dhe rezultatet nuk e zbehin dashurinë për Gjilanin
Demokracia
16:30 | 06 Tetor 2022

Share:

Futbollistët e Gjilanit nuk do të jenë të vetëm në ndeshjen e radhës në udhëtim në Ferizaj.

Ferizaj dhe Gjilani do të përballen këtë fundjavë në kuadër të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Tifogrupi i SC Gjilanit “Skifterat” kanë paralajmëruar udhëtim drejt Ferizajt për këtë duel.

Ata nëpërmjet faqes zyrtare kanë shkruar se përkundër gjendjes në të cilën po kalon klubi, rezultateve negative në javët e fundit nuk ua zbeh dashurinë që kanë për Gjilanin.

POSTIMI I PLOTË:

NUK JANË THJESHT DY NGJYRA

Të dielen, na pret Ferizaji !

Këtë vikend marrim rrugën për Ferizaj, aty ku klubi jonë i zemrës zhvillon ndeshjën e radhës.

Atëher kur klubi ka nevojën më të madhe të mundshme për Skifterat, ne do të jemi aty, që me nderin dhe krenarinë më të madhë për fanelën ‘ Kuq e bardh’ dhe dashurinë e madhe ndaj klubit, që e dashurojmë më shumë se vetën, do të japim përkrahjen më të madhe prej zemrës tonë.

Gjendja në të cilën gjendet klubi jonë, dhe rezultatet e fundit, nuk e ftohin dashurinë që e kemi për këtë klub, përkundrazi kjo na bënë që të luftojmë edhe më tepër për atë që na takon.

Gjilani dhe Skifterat, kurrë nuk janë dorëzuar, kemi kaluar nëpër shumë sfida, jemi thyer, jemi zhgenjyer, kemi humbur durimin, por luftën asnjëher !

Prandaj Skifterat do të jenë aty, për të mbrojtur nderin e klubit dhe të qytetit !

Për detajet e udhëtimit do të njoftoheni në postimet e radhës./Demokracia.com/

Të ngjashme