Sport
Skifterat e “ndezin” derbin: Kampioni i ardhshëm luan me ekipin që pretendon Evropën
Demokracia
13:58 | 07 Mars 2022

Share:

Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në ditën kur zhvillohet derbi më i madh në futbollin e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit, “ngacmimet” mes taboreve kanë nisur.

Të parët ishin “bardhekaltrit” që “provokuan” SC Gjilanin në postimin njoftues të tyre në faqen zyrtare, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin rreth derbit, shihej qartë që në logon e SC Gjilanit mungonte një detaj i rëndësishëm.

Në logo mungojnë shifrat e datës së themelimit “1945”. Kjo për shkak se në taborin e “kaltër” pretendojnë se Gjilani është themeluar në vitin 1995.

I menjëhershëm ishte kundërpërgjigjja nga tifogrupi i SC Gjilanit, “Skifterat”.

Këta të fundit në faqen zyrtare iu referuan klubit të tyre të zemrës si “kampionët e ardhshëm” të cilët do të përballen me ekipin e Dritës, që sipas tyre, po synon vetëm daljen në garat evropiane dhe jo titullin e kampionit.

“Të Enjten me fillim në ora 13:00h, Gjilani si kampion i ardhshëm takon një ekip që këtë vit pretendon garat evropiane”, thuhet ndër tjerash në postimin e “Skifterave”.

Përballja e madhe mes rivalëve të urryer luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan të enjten me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme