Sport
“Skifterat” distancohen nga sulmi i portierit, kryesia deklarojnë dorëheqjen
Demokracia
17:32 | 03 Prill 2022

Share:

Tifogrupi i SC Gjilanit, “Skifterat” janë distancuar nga incidenti i rëndë në ndeshjen ndaj Ballkanit, kur dy tifozë sulmuan portierin mysafir, Stivi Frashërin.

Frashëri u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa gjendja e tij u përmisua tek më vonë, raporton Demokracia.com.

Tifozët “kuqebardhë” nga Gjilani janë distancuar nga ky veprim, ndërsa e kanë cilësuar si “akt të shëmtuar”, derisa kanë thënë se Frashërin e kanë vizituar në spital.

Menjëherë pas këtij incidenti, kryesia e tifogrupit kanë deklaruar dorëheqjen e parevokueshme.

Komunikata e plotë e Skifterave:

Komunikatë për Media!!
Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!
Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerin musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!
Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!
Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!
Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit! /Demokracia.com/

Të ngjashme