Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin për ardhjen e fëmijës në jetë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Vesa.
Në një postim në llogarinë e saj në Insatgram, ajo njoftoi se çifti janë bërë prindër të një djali.
“Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirëserdhe bota jonë”, ka shkruar Vesa në postim.
Theksojmë që dyshja tashmë janë prindër të një djali, i cili në janar të këtij vitin festoi ditëlindjen e tretë.
Ndërkohë, përveç si prindër të përkushtuar Vesa me profesion është gazetare, teksa Skerdi mbetet aktiv me projekte muzikor.
Kënga e fundit e tij mban titullin “Maserati” që u lansua në mars të këtij viti.