Një skenë e pabesueshme është parë në një ndeshje në “kafazë”, transmeton Demokracia.com.
Luftëtari i MMA Ketaga Plyev humbi një gisht në ndeshjen kundër Devin Gudali, dhe dueli u ndërpre midis raundit të dytë dhe të tretë.
Në mënyrë të pabesueshme, gjatë pushimit, Plyev vuri re se kishte humbur pjesën e sipërme të një gishti të dorës së majtë.
Mjeku u fut në ring dhe u befasuan me atë që panë. Në fillim ata nuk mund ta gjenin pjesën e gishtit, por pak më vonë ia dolën mbanë. Ai kishte mbetur në dorëza.
Plyev donte të vazhdonte të luftonte, por ai nuk u lejua nga mjekët. /Demokracia.com
https://twitter.com/i/status/1377801169645531136