Sport
Skenë interesante ndodhi në Anfield: Salah festonte “golin e titullit”, e më pas u dëshpërua kur tifozi i tregoi rezultatin e Cityt
Demokracia
14:40 | 23 Maj 2022

Share:

Java e fundit e Premierligës solli dramë të vërtetë për sa i përket garës për titull, që në fund i shkoi Manchester Cityt.

“Qytetarët” kishin një pikë më shumë se Liverpooli, por në pjesën e parë humbën 0-2 nga Aston Villa. Liverpoolit i duhej një fitore në ato momente, por luajti vetëm 1:1 me Wolverhampton, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, Mohamed Salah shënoi për 2:1 në minutën e 84-të dhe një shpërthim entuziazmi, duke menduar se “Të Kuqtë” po ecin drejt titullit kampion.

Por, pasoi një “dush i ftohtë” për egjiptianin kur një nga tifozët i tregoi me duar se rezultati në “Etihad” ishte 3:2 për Manchester Cityn.

Salah e kuptoi shpejt dhe pushoi së festuari, ndërsa skuadra e tij shënoi një tjetër gol deri në fund. /Demokracia.com/

Të ngjashme