Hamed Junior Traore ishte padyshim një nga më të mirët në fushë në JuventusSassuolo të Coppa Italia.
Futbollisti i Bregut te Fildishtë, i vendosur nga Dionisi në treshen pas terminalit sulmues Scamacca, shënoi golin 1-1, me një zgjidhje të shkëlqyer balistike.
Një performancë plot sasi dhe cilësi për ish-lojtarin e Empolit, i cili megjithatë prishi gjithçka me një skenë të keqe në momentin e zëvendësimit.
Mesfushori fleksibël, përveçse si lidhës mes reparteve, ishte shumë i mprehtë në zonën e portës kundershtare, siç konfirmohet nga rrjeta dhe nga shumë raste të rrezikshme në të cilat ai hyri.
Në pjesën e dytë, rreth gjysmë ore, trajneri vendosi të bëjë një zëvendësim të dyfishtë duke larguar pikerisht ate dhe Berardin, për të futur Defrel dhe Henrique. Një zgjedhje ndoshta e lidhur me mendimin e ndeshujes ndaj Roma-s, ku Sassuolo do të duhet të bëjë pa Raspadori dhe Scamacca të pezulluar.
Kur Traore kuptoi se ishte një nga lojtarët e zëvendësuar, ai u befasua. Duke mërmëritur diçka eci ngadale duke dale.
Kur doli, goditi një shishe, duke vazhduar të ankohej me zë të lartë. Dionisi shkoi ta takonte, në përpjekje për ta qetësuar duke i shpjeguar edhe arsyen e ndryshimit, por Traore nuk donte ta dinte vërtet dhe reagoi keq ndaj tentativës për të përqafuar trajnerin e tij.
Mesfushori i largoi krahët trajnerit dhe duke vazhduar protestën, zuri stolin. Një skenë e keqe, e cila mund të mos kalojë pa u ndëshkuar. Klubi në fakt mund të vlerësojë edhe mundësinë e ndonjë gjobe, gjithçka do të varet edhe nga vullneti i trajnerit. Ai do të vendosë nëse do të mbyllë një sy apo jo. /Demokracia.com