Sport
Skenë e pabesueshme: Një futbollist në Argjentinë goditet në fytyrë me një peshk të gjallë gjatë ndeshjes
Demokracia
17:58 | 20 Korrik 2022

Share:

Futbollistet e Racing dhe Indepediente zhvilluan një ndeshje mjaft të “zjarrtë” të kampionatit argjentinas të futbollit, e cila u vendos nga fitorja e vendasve me rezultat 1:0 .

Shënues i golit të vetëm në atë ndeshje ishte Auče në minutën e 9-të të takimit, ndërsa 12 minuta më vonë Kopeti humbi një penallti për vendasit, me të cilën mund të dyfishonte avantazhin e Racing Club, përcjell Demokracia.com.

Mirëpo, kjo ndeshje nuk do të mbahet mend për asgjë tjetër veç momentit shumë të çuditshëm nga minuta e 49-të e ndeshjes, kur futbollisti i vizitorëve, Leander Fernandes , u godit në fytyrë me një peshk i gjallë.

Ai ra në fushë, u çua nga fusha me barelë, por fatmirësisht u rikthye dhe e çoi lojën në fund, edhe pse goditja ishte mjaft tronditëse./Demokracia.com/

Të ngjashme