Sport
Skënderbeu bën afrimin e radhës, merr mbrojtësin që prishi kontratën pas 4 vitesh te Llapi
Demokracia
12:48 | 28 Qershor 2022

Share:

Skënderbeu e ka marrë shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësohet në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023.

Pas konfirmimit të trajnerit Migen Memelli, disa rinovimeve të rëndësishme dhe afrimeve të tre lojtarëve afrikanë, “Panorama Sport” zbulon se marrëveshja e radhës e presidentit Ardjan Takaj është mbrojtësin Elvis Prençi.

Ky i fundit prej katër vitesh ka qenë pjesë e Llapit të Podujevës në SuperLigën e Kosovës, ku arriti të fitojë edhe dy herë Kupën.

Gazeta mëson se sot qendërmbrojtësi Prençi ka takuar presidentin Takaj dhe ka rënë dakord për të vijuar karrierën me Skënderbeun.

Më parë në kampionatin shqiptar ka qenë pjesë e Partizanit, Korabit, Lushnjës, Teutës dhe Kukësit. /Demokracia.com

Të ngjashme